Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar variantin e ri të Covid-19 si një “variant shqetësues”.
“Kishte një takim sot me OBSH-në dhe grupin teknik të punës për evolucionin e virusit, dhe është rënë dakord që të klasifikohet ky variant si një “variant shqetësues” , u shpreh Dr. Mary Stephen, oficere teknike në Zyrën Rajonale të OBSH-së për Afrikën.
Grupi Këshillimor Teknik i OBSH-së për Evolucionin e Virusit SARS-CoV-2 (TAG-VE), dhe një grup i pavarur ekspertësh, u mblodhën të premten për të diskutuar variantin e ri.
Këshilltarët rekomanduan që OBSH të caktojë variantin si “shqetësues”, duke iu referuar numrit të madh të mutacioneve të variantit, ndoshta një rreziku në rritje të riinfeksionit dhe dëshmive të tjera.
Një deklaratë e lëshuar nga OBSH shtoi se llojit të ri do t’i jepet emri Omicron.