Sëmundjet kardiovaskulare kanë një tendencë në rritje kohët e fundit. Shqetësimi ngrihet nga mjekët kardiologë, të cilët thonë se sëmundjet e zemrës po prekin edhe grupmoshat e reja.
Për Panorama Tv, kardiologu Indrit Temali thotë se nuk janë të pakta rastet kur të rinjtë paraqiten me sëmundje të zemrës.
Me shqetësim kardiologu vëren edhe moshat e treta, që sipas Temalit, problemet shtohen më shumë për shkak të luhatjes së temperaturave.
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në një analizë për ecurinë e sëmundjeve të zemrës vitet e fundit njoftoi se rreth 87,785 persona aktualisht janë diagnostikuar me sëmundje zemre nga të cilët 36,675 janë me sëmundje ishemike të zemrës.
Gjithsej, në vendin tonë janë të regjistruar edhe rreth 290,000 persona me hipertension apo sëmundje të tjera të qarkullimit të gjakut, të cilat janë një potencial i madh për përhapjen e sëmundjeve kardiovaskulare.