“O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, Rama ironizon Berishën me bufin, thirrje diasporës: Thaje kënetën me votë!

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ironizuar kreun e PD-së, Sali Berishën me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Rama ka zgjedhur të postojë një buf në rrjete sociale, ku mesa duket është kthyer në traditë tashmë, pasi prej disa kohësh e etiketon Berishën si buf.

Me nota ironie, në video, kryesocialisti bashkangjit zërin: O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do!

Gjithashtu, ai i bën thirrje diasporës që të regjistrohen deri më 04 mars.

“Thaje kënetën me votë”, shkruan kryeministri.

Të Fundit