“O gagac ti nuk di të ecësh” mësuesi tall 9-vjeçarin, shokët e klasës qeshin me të madhe

Jemi në Kamëz në shkollën “100 vjetori”, pasi Klodiana Hoxha, prindi i një nxënësi 9 vjecar, ankohet, se mësuesi Ylber Milloshi i bullizon djalin.Edhe vetë i biri, Luis Hoxha, tregon, se mësuesi Milloshi i drejtohet me fjalët gagaç, shtremaluq, apo i thotë së bën gazra para klasës. Luisi thotë, se ka vajtur te psikologia dhe ajo i ka thënë, se do e cojë problemin te drejtoresha.Edhe pse i ka ndërruar klasën të birit, Klodiana tregon, se gjatë një ballafaqimi në drejtori, mësuesi Ylber Milloshi i ka thënë, se do u presë kokat Klodianës dhe fëmijëve të saj.Kur prindi takon mësuesin, Ylberi pranon, se e ka bërë këtë sjellje në nerva e sipër.Pas ballafaqimit të prindit Klodiana Hoxha me mësuesin Ylber Milloshi, gazetarja e “Stop” takon mësuesin në fjalë. Por ky i fundit vijon sjelljen bullizuese, teksa pyet klasën e nxënësve, nëse Luisi lëshon gazra në klasë.Për këtë situatë drejtoresha e shkollës, Mide Uka, organizon një mbledhje me nëndrejtoreshat, psikologen, mësuesen, prindin dhe fëmijën.Më pas, komisioni i disiplinës vendosi, që të marrë masën e paralajmërimit për pushim nga puna për mësuesin Ylber Milloshi.

Të Fundit