Jemi në Kavajë, për dëshminë e një babai, i cili pretendon, se bashkëshortja e tij, gjatë kohës, që ai vetë ishte në burg, i ka nxjerrë fëmijët të lypnin rrugëve. Vec kësaj burri pretendon, se nëna e fëmijëve të tij, është konsumatore lëndësh narkotike. Babai i 3 fëmijëve 8, 7 dhe 4 vjec, mban dy djemtë më të rritur dhe thotë, se vajza nuk është e sigurtë me të ëmën.Ne kemi siguruar një video, ku duken fëmijët jashtë në orët e vona të natës me gjyshen e tyre, duke kërkuar lëmoshë. Në një tjetër video shihet mamaja e fëmijëve në shoqëri të personave të paidentifikuar, duke konsumuar lëndë narkotike. I infiltruari ynë takoi gruan, se cila në këmbim të parave, i ofroi shoqëri dhe raport intim.
Për situatën e fëmijëve të zonjës, që i nxjerr të kërkojnë lëmoshë rrugëve dhe vetë është përdoruese e lëndëve narkotike, shkojmë në zyrat e Shërbimit Social, bashkia Kavajë. Punonjëset na thonë, se kjo situatë është monitoruar, por nuk kanë bërë as raport për shëndetin mendor të zonjës në fjalë e as analiza për konsum droge.Sipas tyre, gruaja është e përgjegjshme dhe e aftë të rrisë fëmijët.Psikologia Gejsi Anamali, pasi u njoh me rastin, u shpreh, se analizat nuk janë me dëshirë, por duhet të bëhen me detyrim dhe të dy prindit, duhet t’i nënshtrohen një vlerësimi. Gjatë kësaj kohe, fëmijët duhet t’i marrë shteti për strehim e mbrojtje. Sipas psikologes, këto situata janë këmbana alarmi, që duhet të na ndërgjegjësojnë, që të mos kemi ngjarje më të rënda dhe fëmijë me devijanca.