Një nxënëse shqiptare ka shkëlqyer në kampionatin europian për të rinj U15. Enkileda Carja nga Elbasani është shpallur kampione me 3 medalje ari. Është ministrja Kushi ajo që ka shpërndarë lajmin në rrjetet sociale.
“Enkileda Carja, nxënësja e shkëlqyer nga Elbasani, shpallet kampione me 3 medalje ari në Kampionatin Evropian për të rinj U15”, njoftoi Kushi.
Ministrja ka shpërndarë edhe një video nga momenti i himnit kombëtar shqiptar në Arenën Kishinau, aty ku po zhvillohet kampionati i të rinjve.