Jemi në Laprakë në shkollën “28 Nëntori”.Arjan Karriqi tregon, se ka vajzën në klasën e tretë, të diagnostikuar me prapambetje mendore. Pavarësisht, se ka dorëzuar dokumentet në Drejtorinë Arsimore, e bija nuk ka mësues ndihmës.Ne takuam drejtorin e shkollës, Albert Prifti, i cili u shpreh, se me këtë rast është njohur që në klasën e parë. Por sipas tij, prindi i vajzës, vetëm në mars 2022, ka cuar raport mjeko-ligjor me diagnozën dhe nevojën, që ka ky fëmijë për mësues mbështetës.Pas një ballafaqimi mes prindërve dhe drejtorit rezulton, se ka qennë komisioni mjeko ligjor, që nuk i ka lëshuar dokumentin, duke pretenduar, se kërkohej dokument për kemp dhe jo për mësues mbështetës.
- +355 67 220 8888
- [email protected]