Një nuse nga Elbasani u paraqit sot në qendrën e votimit me vellon e bardhë për të ushtruar të drejtën e votës, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Siç duket edhe në videon virale në rrjet, e reja me fustanin e saj të nusërisë, ka shkuar dhe ka votuar në qendrën e votimit para se të martohet.
Sot do t’u drejtohen kutive të votimit 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në parlament. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.