Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i është përgjigjur gazetarit që numëroi karriget në sallën e Pallatit Kongreseve në Kuvendin e 18 dhjetorit.
Gazetari Ermal Rizai iu drejtua Bardhit duke thënë se në sallë ishin 1 958 karrige, ndërsa e pyeti se ku ishin 3046 delegatët.
Bardhi tha se në Kuvendin e 18 dhjetorit janë regjistruar 5 004 delegatë, dhe sipas tij numërimi i karrigeve është njësoj si numërimi i yjeve.
“Keni bërë shumë mirë që keni numëruar karriget, po është njësoj si të numëroni yjet. Ju keni pasur mundësinë e plotë që të mos numëroni karriget por njerëzit që po regjistroheshit. Ne ju lamë brenda dhe ju i keni mundësitë dhe kishit sjellë kamerat dhe të numëronit delegatët. Nuk ju nxorëm jashtë dhe nuk ju kemi penguar që të bëni punën tuaj, por siç kemi bërë gjithmonë. Keni pasur mundësi që të verifikoni dhe numëroni anëtarët e kuvendit dhe të gjithë procedurat që po bëheshin aty. Kjo do të ishte një mënyrë për të bërë transparencë çdo gjë. Përveç personave që kanë qenë të ulur në Pallatin e Kongreseve ka pasur edhe delegatë që kanë qenë në këmbë dhe në hollët e tjera të Pallateve të Kongreseve”,-tha Bardhi