Vijon me ritme të shpejta numerimi i votave për kandidatët në qarqet e vendit. Nga rezultatet paraprake më i votuari deri tani është Taulant Balla që kandidon në qarkun e Elbasanit me 21,604vota.
Më pas renditet Erion Braçe, po nga radhët e Partisë Socialiste me 14,127 vota dhe në vendin e tretë është Fatmir Xhafaj me 12,398.
Ndërkohë vihet re se kreu i qeverisë, Edi Rama renditet i 11 me 11412 vota, ndërsa kryedemokrati Basha në vendin e 6 me 12,163 vota.
Në dhjetë kandidatët më të votuar deri tani janë edhe Fatmir Xhafaj, Bledi Çuçi, Blendi Klosi, Niko Peleshi dhe Saimir Hasalla.
Kujtojmë se rezultatet e deritanishme janë paraprake pasi procesi i numërimit është duke vazhduar në disa qarqe.