Numërimi për kandidatë, Celibashi: Ndihuni të qetë,vota nuk transformohet

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një dlje mediatike pasditen e sotme ka deklaruar se për 37 VNV ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për kandidatët për deputet të cilët garuan në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndër të tjera Celibashi theksoi se drejt përfundimit janë edhe 14 VNV, teksa thekson se ka pasur problematika në disa prej tyre për shkak se anëtarë të grupeve të numërimit dhe komisionerë nuk kanë ndjekur rregullat.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij kreu i KQZ fton kandidatët të ndihen të qetë, sepse nuk do të lejohet asnjë tentativë për të kaluar votat nga një kandidat apo tjetër.

‘’Sipas të dhënave nga sistemi elektronik që KQZ ka, deri në 14:00 ka përfunduar për kandidatët i vlerësimti të votave, për 37 VNV, janë drejt përfundimit, për 14 VNV, në përgjithësi ky proces ka shkuar ashtu siç janë përcaktuar rregullat në kodin zgjedhor dhe në aktet të KQZ, por janë raportuar problematika në disa VNV. Anëtarët e grupeve apo komisionerë duket që nuk janë duke i ndjekur procedurat sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor dhe aktet e KQZ.

Kemi dërguar në këto VNV përfaqësues të KQZ inspektorë që kanë komunikuar me anëtarët e KZAZ për qartësimet e duhura për procedurat për mënyrat e vlerësimit të fletëve të votimit.

Gjej rastin të rikonfirmoj atë që thashë, nuk do lejojmë asnjë transformim të votës nga një kandidat në tjetër, çdo tentativë është e kotë, kemi të gjitha filmimet. Kështu që dua t’i ftoj kandidatët të ndihen të qetë pasi ekzistojnë mundësitë për të verifikuar numrin e votave dhe fletët e votimit.

Këto për sa i përket fletëve të votimit për kandidatët. ‘’- tha Celibashi.

Të Fundit