Nuk u ndërtua lulishtja dhe këndi i lojrave por pallati. Si u dha leja e jashtëligjshme në Sarandë?

Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim, për një leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin, para zgjedhjeve lokale në Sarandë. Bëhet fjalë për një leje në zonën e Turizëm Kanali i Çukës, e njohur si Nënstacioni i vjetër elektrik.Për 33 vite asnjë Kryetar Bashkie nuk dha leje ndërtimi në këtë vend, pasi ishte planifikuar për një lulishte dhe park lojrash për fëmijët. Personi, që ka marrë lejen dhe po kryen punimet ka qenë drejtor urbanistike për 8 vjet. Gentjan Koloi në bashkëpunim me një tjetër ish drejtor, Elton Dauti, kërkojnë të bëjnë edhe legalizimin e parcelës tjetër. Sipas denoncimit, personi që kryen këtë projekt në emër të të tjerëve, është Edmond Uznova.Një person tjetër emër që del në këtë aferë është Shpëtim Dauti, xhaxhai i Elton Dautit, nënkryetar i Bashkisë.Ai kërkon të legalizojë një objekt Lavazho dhe një truall, për të cilin ai është në procedim penal, për ndërtim pa leje në pronë-shtet dhe ndërtim të rrezikshëm ngjitur me shtyllën e tensionit të lartë.Gazetari i “Stop” evidentoi ndërtimin e këtij pallati 6 katësh në vendin e projektuar për kënd lojrash e lulishte. Gjatë investigimit mësuam gjithashtu, se ngjitur me këtë pallat, po legalizohet nje objekt fiktiv i ndërtuar me bukë peshku dhe i suvatuar nga jashtë vetëm për t’u dukur si ndërtim.Në fund një apel për shërimin e Klodiana Ajazit, e cila po lufton për jetën në një spital në Turqi. “Stop” u bën thirrje qytetarëve, të kontribuojnë në gofound-in e hapur për të, në mënyrë që Klodi, pasi humbi foshnjen në shtatëzani të avancuar, të mund t’ia dalë.

Të Fundit