Nuk pranon ndarjen: Ish-partneri i fut gjarpër e ndjek me GPS 40-vjeçaren në Tiranë

Një 40 vjecare nga Tirana denoncon në redaksinë tonë përndjekjen dhe dhunën, që sipas saj, i është bërë e po i bëhet nga ish-bashkëjetuesi.Ajo tregon, se konflikti nisi, kur cifti me dy fëmijë vendosi të divorcohet. Ish-bashkëjetuesi e përndjek, duke pasur akses në kamerat e biznesit të ish-partneres e duke kontrolluar cdo lëvizje të saj.Në këto kushte zonja kërkoi urdhër mbrojtjeje në gjykatë, por gjykata s’e pranoi dhe denoncuesja thotë, që ai ka njohje e lidhje, pasi ka mundësi ekonomike. Zonja tentoi sërish të merrte urdhër mbrojtjeje dhe këtë herë ia doli, por ish-bashkëjetuesi vijoi përndjekjen. Madje, pasi u pajis me urdhrin e mbrojtjes, ai i futi gjarpërinj në ambientet e biznesit të ish-partneres.Burri arriti deri aty sa të vendoste GPS në makinën e zonjës dhe kamera të fshehur në orën e murit në shtëpinë e saj.

Për gjithë këtë situatë, denoncuesja bëri kallzim dhe materialet u referuan në prokurorinë e Tiranës për veprat penale “përndjekje dhe ndërhyrje në privatësi”. Kallzimi i fundit nuk është regjistruar, pasi prokurori i cështjes, Francesk Ganaj, vendosi mosfillimin e procedimit penal në bazë të materialeve të referuara nga Komisariati nr. 3.

Të Fundit