Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje opozitës, por edhe të gjitha palëve politike në vend, që t’i zgjidhin të gjitha çështjet dhe apo krizat politike e institucionale me komunikim të drejtpërdrejtë dhe jo me ndërmjetësimin e të huajve.
Nga foltorja e Kuvendit, ku po prezanton programin qeverisës të viteve 2021-2025, kryeministri Rama deklaroi se të gjitha krizat shkaktohen allashqiptarçe, ndaj dhe duhen zgjidhur vetëm shqip, jo duke folur anglisht.
“Me komunikim të drejtpërdrejtë, duke folur e dëgjuar njëri-tjetrin, mund të merremi vesh për shumëçka. Asnjëherë dhe për asnjë arsye unë dhe kjo shumicë nuk do të pranojmë asnjë lloj ndërmjetësuesi të huaj për të zgjidhur problemet, ngërçet, krizat e brendshme politike apo institucionale. Ato shkaktohen allashqiptarçe nga ne dhe nga ju, jo nga miqtë, ndaj duhet të zgjidhen vetëm nga ne dhe ju, jo duke folur anglisht, por vetëm shqip”, tha Rama.
Ky është një mesazh kuptimplotë për të gjithë qytetarët e pavaksinuar ende, që të vaksinohen pa humbur kohë, për të mbrojtur shëndetin, por edhe për të lëvizur lirisht jashtë vendit. Gatishmëria jonë do të jetë maksimale për çdo llogaridhënie, kurdo që opozita do të nxjerrë në pah të meta apo gabime. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e lartë të këtyre dy sfidave, i lutem sot opozitës dhe medias të kërkojnë nga qeveria çdo informacion të mundshëm zyrtar, para qëndrimeve. Lajmet e rreme nëpër foltore, ekrane, dëmin psikologjik e bëjnë njësoj. Zotohem se çdo qëndrim kritik, nga do që të vijë, do të trajtohet me seriozitet nga ne. Qeveria e re do të vendosë në dispozicion të publikut një kanal zyrtar për çdo denoncim apo pretendim të ngritur, që lidhet me interesin publik. Formati i mëparshme me konferenca shtypi, akuza e kundërakuza që vetëm helmojnë publikun, për ne konsiderohet e mbyllur”, u shpreh kryeministri më tej.