Ajo pa fotot e tij me një grua tjetër, por doli të ishte një foto e saj e bërë vite më parë, ka thënë policia.
Autoritetet nga komuna e Cajeme, Sonora në Meksikë, raportuan se e dyshuara e identifikuar si ‘Leonora N’ u arrestua.
Ajo u kap për plagosjen e burrit të saj ‘Juan N’ me thikë pasi zbuloi disa fotografi në celularin e tij.
Burri, i cili arriti t’i merrte thikën, shpjegoi se fotografitë ishin të të dyve kur ishin më të rinj.
Me sa duket Juan e bindi gruan se kishte dixhitalizuar fotot e vjetra për t’i ruajtur në telefon.
Për fat të mirë, policia arriti në vendin e ngjarjes pasi fqinjët dëgjuan të bërtitura nga përleshja. Media lokale raportoi se gruaja ishte ndaluar nga autoritetet në pritje të akuzave.