Një burrë rreth të 50-ave, ka habitur Greqinë, pasi thotë se nuk mban mend asgjë nga e kaluara e tij.
Se si e ka humbur kujtesën është e paqartë, por mediat greke kanë shpërndarë fotografinë e tij me shpresën se dikush mund ta njohë.
Dhe në fakt, sot, pas shumë ditësh kërkime, duket se personi në fjalë është shqiptar.
Një shqiptar në Greqi ka njoftuar autoritetet vendase se e njeh “Petron” pasi kanë punuar bashkë. Për televizionin “Mega” ai ka thënë se e njeh Petron pasi janë rritur bashkë në një lagje në Shqipëri.
“Emri Petros Koutsoukis (Petro Kucuqi) është i njohur. Ai ia erdhi në vitin 1992 këtu për të gjetur më lehtë një punë në Greqi”, tha personi i dytë që e njohu.
“Ai tha se ishte i birësuar dhe jetonte në Mesini. Fliste çuditërisht, kishte theks. Dyshuam se ishte nga Epiri. Jam i sigurt se është ai, thjesht është më i shëndoshë sot. Nuk është 44 vjeç. Është mes 49 dhe 52 vjeç”, tha shqiptari.
Për zbulimin e identitetit të Petros tashmë është angazhuar edhe Interpoli në Greqi.