“Nuk kishte shtruar drekën” Vrau kunatën me sëpatë, autori nuk pendohet

 

Gjykata e Elbasanit lë në burg për 58-vjeçarin

I heshtur dhe me kokën ulur, këto janë pamjet kur Tefik Tashi del përpara Gjykatës së Elbasanit, e cila e vendosi ta lërë në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Mësohet se në sallën e gjyqit Tefik Tashi nuk ka shfaqur asnjë pendesë për aktin e kryer ndaj pjesëtares së familjes. Ai ka rrëfyer se kunata e tij nuk i kishte shtruar drekën dhe se krimin e ka kryer me vetëdije të plotë edhe pse ajo e ofendonte.

Tre ditë më parë 58-vjeçari vrau me sëpatë kunatën e tij Alma Qevani 44 vjeçe. Në momentin e krimit, autori ishte në gjendje të dehur, teksa në seancën e zhvilluar ia ka deklaruar se aktin e rëndë e ka kryer në gjaknxehtësi e sipër.

Pas krimit të rëndë, Tefik Tashi tentoi të arratisej por u vu në pranga vetëm disa minuta më vonë në zonën e Bradasheshit në Elbasan. Në momentin e arrestimit, 58-vjeçari mbante në dorë dhe sëpatën me të cilën vrau kunatën.

Me këtë të fundit, Tefik Tashi mësohet se jetonte në një shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij. Sipas burimeve viktima dhe autori kishin patur dhe herët konflikte verbale.

Të Fundit