Nuk kishte dokumente, arrestohet burri që mblidhte kanaçe shpërthen në lot: Kam 7 fëmijë për të mbajtur – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Nuk kishte dokumente, arrestohet burri që mblidhte kanaçe shpërthen në lot: Kam 7 fëmijë për të mbajtur

Një burrë i moshës 40 vjeç nuk u shfaq aspak i gëzuar kur gjyqtari i komunikoi se po e nxirrte nga burgu nën një masë tjetër sigurimi, që ai të shkonte në shtëpi dhe të kujdesej për fëmijët. Sipas burimeve shpërtheu në lot dhe i trishtuar tha: Nëse nuk më ktheni dhe motorin mos më lironi kot, më mirë më dërgoni në burg.

Sipas materialit të referuar nga policia, 40- vjeçari nuk e mbante motomjetin për argëtim dhe as që është i apasionuar mbas tyre. Por E.R u arrestua nga qakullimi rrugor për drejtim mjetesh në gjendje të parregullt. Materiali policor që iu tregua Gazetasi.al thotë që babai i shtatë fëmijëve u konstatua nga një patrullë policie duke ngarë një tricikël, të përshtatur si mjet pune. Por për të vërtetuar aftësinë 40 vjeçari rezultoi që nuk dispononte asnjë dokument.

Pa një pa dy oficerët i hodhën prangat, siç veprojnë me shumë drejtues të tjerë që vërehen duke udhëtuar në gjendje të dehur apo pa dokumentacionin përkatës. Ndonëse E. R i tha policisë se e kreu këtë veprim dhe nuk ishte pajisur me dokumenta pasi është në pamundësi financiare dhe nga mungesa e punës ai shpiku një mundësi të re.

“E krijova motoçikletën si një magazinë të vogël me të cilën mbledh mbetjet plastike apo hekur dhe çdo gjë që shitet sado pak para. Këto para më duhen për të ushqyer fëmijët, kam shtatë fëmijë dhe banoj në një shtëpi sociale në Tiranë. Jam pa asnjë mundësi për t’ia dalë. Mos më arrestoni”, mësohet t’i jetë lutur policisë 40 vjeçari.

Por burri u prangos nën akuzën e drejtimit të motomjetit në mënyrë të parregullt. Një dëshmitar dëgjoi lutjet dhe të qarat e burrit drejtuar policisë, që siç kuptohet veproi me “dorë të hekurt”. Përpara gjykatës penale E.R bëhet me dije se kujtoi se ishte i vetmi që punonte në familje “Eci nëpër Tiranë dhe nëse gjej plastikë e gjëra të tilla i mbledh, ato kthehen në ushqimin tim dhe të fëmijëve”, shtoi më tej 40 vjeçari. Burimet thanë se burri u mbrojt nga një avokat i shtetit për shkak të mungesës të të ardhurave, dhe kur gjyqtari shpalli masën e detyrimit me paraqitje, ai pyeti: “Po mjeti që më duhet për punë?”

Gjykata iu përgjigj se mjeti do vijonte të qëndronte i bllokuar derisa hetimet të mbyllen.

Kjo nuk u prit mirë prej tij, dhe me lot ai kërkoi që nëse nuk i kthenin edhe mjetin që kishte përshtatur për të fituar të ardhura, atëherë ta dërgonin edhe atë në qeli. Burimet hanë se kërkesa e babait të 7 fëmijëve nuk u dëgjua.

E njëjta gjë ndodhi dhe me R. A 25 vjeç me banim pranë Shkollës së Qenve.

“Dola për bukën e gojës me papaq dhe këta të lënë pa bukë. Kam dy fëmjjë dhe kujdesem dhe për tre vëllezërit jetimë. Me kapën sipas tyre duke e drejtuar pa leje” .

Policia këmbëngul se e konstatoi në bulevardin Bajram Curri pasi kishte modifikuar një karroceri dhe se motori nuk dispononte leje.

“Më ndaluan, iu thashë s’kam dokument, më lini të ha bukë e të rris fëmijët ju thashë policëve. Më arrestuan” .

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *