“Nuk ka kush t’me mbaje mua” 87 vjecari pa pension, arsyeja per te vene duart ne koke!

Në fshatin Karkavec të Përrenjasit jeton Dylaver Buzani, 87 vjeç, i verbër që prej vitit 2008. Pas një periudhe në Durrës, ku tentoi të ndërtonte jetën, ai u përball me humbje të rënda familjare: fillimisht bashkëshorten dhe në vitin 2024 edhe vëllain, i cili ishte kujdestari i tij. Dokumentet e KEMP-it dhe pasaportizimi i kanë mbetur në Durrës, ndërsa përpjekja, për t’i rinovuar një vit më parë, dështoi për shkak të mospërputhjes së ekzaminimeve të kryera në Përrenjas me vendbanimin e regjistruar në Durrës.Për të përfituar pagesën e KEMP-it, Dylaveri duhet të ndryshojë vendbanimin, por kjo është bërë e pamundur, pasi nuk ka një banesë në emrin e tij. Aktualisht jeton në shtëpinë e nipit, pa certifikatë pronësie, ndërsa përkujdesja e përditshme i ofrohet nga një komshi. I moshuari shprehet i dëshpëruar, pasi pensioni i pleqërisë nuk mbulon nevojat për medikamente dhe shërbime shëndetësore.Pas një takimi në Njësinë Administrative Qukës, administratori Oltion Bajrami dhe punonjësit e gjendjes civile, u angazhuan për ngritjen e një grupi verifikimi, me qëllim konfirmimin e banimit të tij në këtë njësi, ndryshimin e vendbanimit dhe më pas tërheqjen e dosjes së KEMP-it.

Të Fundit