“Nuk jemi këtu për t’i rrahur shpatullat njeri-tjetrit”, Basha: Jemi mbledhur në emër të së vërtetës, e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë

TIRANË

Teksa u prit me ovacione dhe thirrje të emrit të tij, Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi nga Kuvendi Kombëtar se sot jemi mbledhur në emër të së vërtetës sepse e vërteta është e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë.

“Të dashur delegate dhe delegatë të Kuvendit Kombëtar të PDSH, zonja dhe zotërinj, deputete dhe deputetë të PD, anëtarë të Këshillit Kombëtar, kryetar dhe anëtarë të PD, përfaqësues të FRPD, zemrës së PD-së, zonja të LDG-së mirë se erdhët në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Falënderim nga zemra për tre parafolësit, dhjetoristët dhe themeluesin Rexhep Uka. E nis me një falënderim nga zemra për të gjithë organizatorët që bënë të mundur në një kohë të shkurtër konvokimin e Kuvendit Kombëtar. Dua të shpreh kënaqësinë tek ju shoh të gjithëve bashkë në një ditë kur kemi shumë për të thënë ndahet duhet dhe durim, mirëkuptim dhe për ata që kanë pasur kaq shumë për të thënë por nuk iu është dhënë koha dhe vendi, për të tjerët që do flasin më pas dhe kur të flasim me votë për të marrë vendimet që presin demokratët, Shqipëria. Nuk jemi mbledhur për t’i rrahur shpatullat njëri-tjetrit, as kryetarit. jemi mbledhur për të thënë të vërteta të cilat kemi kohë pa i shqiptuar. E di që shumë mezi presin të dëgjojnë. Sot jemi mbledhur në emër të së vërtetës sepse e vërteta është e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë”, deklaroi Basha.

Partia Demokratike mbledh sot Kuvendin Kombëtar, të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe miratuar nga Kryesia e selisë blu. Rreth orës 11:50 kreu i PD-së Lulzim Basha ka lënë selinë e PD dhe i është drejtuar Pallatit të Kongreseve. Kërkesës për një prononcim nga gazetarët, Basha iu përgjigj duke i ftuar në Kuved. “Ju mirëpres në Kuvend”, përsëriti Basha.

Të Fundit