Nuk i mbarojnë hallet: E la burri me tre fëmijë, shteti i pret ndihmat – ngelen pa bukë

Marsela Fusha nga Berati, është nënë e 3 fëmijëve, babai i të cilëve nuk e ka njohur atësinë dhe ata kanë përfituar statusin e jetimit. Fëmija i madh i saj trajtohet edhe me kemp. Së fundmi Marsela thotë, se i është ndërprerë pagesa e statusit të jetimit, pasi djali ka kemp dhe nuk i takojnë të dyja. Si të mos mjaftonte kjo, në mënyrë, që të kthehet pagesa e dhënë, i kanë ndërprerë edhe fëmijës së dytë pagesën e statusit të jetimit. Sot Marselës i kanë hequr 2 pagesat e statusit të jetimit, duke ia vështirësuar edhe mbijetesën.Në Drejtorinë e Shërbimit social, drejtoresha na thotë, që ky institucion ia ka dhënë statusin, por është përgjegjësi e Administratorit Shoqëror të Bashkisë, që të veprojë.Drejtori i Shërbimit Social në bashkinë e Beratit, Piro Xheblati, u vu në kontakt me personat përgjegjës dhe tha, se fëmijës i takon pagesa dhe nuk do të ketë asnjë ndërprerje.

Të Fundit