Një shqiptar u kontrabandua në Britaninë e Madhe nga një grup kriminal, i organizuar për të punuar në një nga plantacionet e kanabisit të ndodhura në Uells.
Aldjon Musollari, është shqiptari që u kap duke lënë banesën, e cila ishte shndërruar në një biznes të sofistikuar të rritjes së drogës.
Muret e banesës, që shërbente për rritjen e lëndës narkotike, ishin të veshura me pllaka gipsi dhe të mbuluara me fletë plastike. Ishin vendosur dhjetëra llamba për rritje, transformatorë të energjisë elektrike, thasë me pleh dhe një sistem ushqimi e ujitjeje hidroponik të lidhur me banjën e katit të sipërm. Ata që ngritën fermën kishin hapur gjithashtu një vrimë në tavan dhe kishin vendosur një shkallë që lejonte aksesin e lehtë nga dhomat e banimit në zonën e rritjes.
Kur policia ndaloi Musollarin ai u përgjigj: “Unë nuk flas anglisht. Shqip. Pa pasaportë. Ilegal.”
Vlera e mundshme e të korrave të kanabisit pasi të korrej u vlerësua deri në 100,000 £.
Gjykata dëgjoi se ndërsa policia po kontrollonte banesën, 34-vjeçari Musollari, u pa duke u larguar nga kati i sipërm përmes shkallëve të jashtme metalike.
I pandehuri u kontrollua dhe u gjet një çelës i banesës.
Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e policisë ai ka treguar se ka hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me kamionin nga Belgjika rreth gjashtë javë më parë. Ai tha se kishte punuar në ndërtim në Liverpool përpara se të dilte me të afërmit në qytet dhe më pas të udhëtonte për në Cardiff ku kaloi një javë duke jetuar në rrugë.
Musollari, pa vendbanim fiks, pranoi prodhimin e kanabisit kur u shfaq në bankën e të akuzuarve , 34-vjeçari shqiptar nuk rezulton të jetë i dënuar më parë