“Nuk ekzekutojmë ne masa”, Dumani: Mënyra e arrestimit të Metës lë për të dëshiruar

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet nga deputeti Tedi Blushi për mënyrën e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.

Dumani tha se nuk është përgjegjësi e SPAK dhe se SPAK nuk ekzekuton masat e arrestimit.

Kreu i SPAK tha se mënyra e arrestimit të Metës lë për të dëshiruar, por nuk është ai përgjegjës, pasi SPAK nuk bën arrestimet.

“Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga Edi Rama, as nga askush, për këtë mund të jeni të sigurt. Sa i përket arrestimit të Metës, nuk ndihem përgjegjës për shkeljen e ligjit, pasi nuk kam ekzekutuar unë masën e sigurimit. Kjo mënyrë lë për të dëshiruar dhe jam kundër saj, çka e kam deklaruar edhe më parë. Prokuroria nuk është përgjegjëse; ne nuk e ekzekutuam masën e sigurimit,” u shpreh Dumani.

Të Fundit