Nuk e lejoi të futej në spital, 49-vjeçari sulmon me acid rojen

Një roje sigurimi në një spital në Itali është sulmuar me acid nga një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në spitalin “Loreto Mare”, Lecce.

Sipas medieve italiane 49 vjeçari shqiptar ka shkuar në spital, pasi kishte një të afërm të shtuar aty dhe nuk është lejuar që ta vizitojë.

Pas debatit me rojen, shqiptari ka tentuar që t’i hedhë njërit prej tyre acid muriatik por është ndaluar më pas nga Policia. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shqiptari me precedentë penal është ndaluar nga policia vendase.

Të Fundit