Media franceze “Le Parisien”, ka shkruar për një 25-vjeçar me origjinë shqiptare, të cilit i është refuzuar kërkesa për natyralizim.
I riu qëndron prej 12 vitesh në Francë, ndërsa kërkesa e tij u refuzua me arsyetimin se nuk njihte emra të caktuar ministrash apo elementë të historisë së Francës.
Një argument që ai e kundërshton dhe përballë të cilit autoritetet e gjejnë veten të turpëruar sapo pyeten.
Dhjetë vjet qëndrim në Francë, me diplomë profesionale, dy punë me kontribute të dyfishta në buxhetin e shtetit, por për prefekturën e Haute-Vienne, 25-vjeçari nga Shqipëria, Antoine (emër që mediat franceze i kanë vënë të riut shqiptar për të mos i zbuluar identitetin) nuk justifikon kulturën e përgjithshme të mjaftueshme për t’u bërë shtetas francez.
I riu me origjinë shqiptare, pas refuzimit më 25 korrik e ka apeluar rastin dhe historia i tij tashmë ka marrë vëmendjen e mediave franceze dhe është kthyer në një çështje politike.
“Le Parisien”, ishte e para që zbuloi këtë histori që më pas u shpërnda në të gjitha mediat duke hapur debat rreth pyetjeve që parashikon testimi për nënshtetësinë.
Media franceze shkruan se i riu shqiptar i rritur në Francë flet frëngjisht pa të meta dhe se është aktiv në jetën e komunitetit lokal.