“Nuk e duam Antonio Gramshin” bashkia zhduk bustin pas denoncimit të Stop

Disa ditë më parë transmetuam një problematikë nga qyteti i Gramshit. Në sheshin me emër Kamber Dërmyshi, ishtë vendosur busti i Antonio Gramshit.Kamber Dërmyshi ka qenë koordinator i të gjitha veprimtarive politike në vitet 1870-1915, duke kontribuar në shpalljen e pavarësisë dhe hapjen e shkollave shqipe. Familjarët kanë një shqetësim.Stërnipi, Adrian Dyrmyshi, tregoi, se para 10 vitesh kërkoi, që busti i Kambër Dërmyshit të vendosej në mes të sheshit, por kjo iu mohua. Para disa muajsh mori vesh, se në mes të sheshit do të vendosej busti i Antonio Gramshit.Kryetari i bashkisë, Klodian Tace, tha, se ky është vendim i Këshillit Bashkiak. Në po të njëjtën datë, Kryetari i komisionit tha, se këtë cështje e zgjidh vetëm Gjykata, por nuk ndodhi kështu. Pas transmetimit tonë, busti i Antonio Gramshit u zhvendos nga sheshi Kamber Dërmyshi.

Të Fundit