Nuk duan të japin e ujin e fshatit, banorët e Tragjasit përplasen me policinë

Banorët e fshatit Tragjas në Vlorë janë përplasur me forcat e policisë të martën në mëngjes në përpjekje për të mbrojtur burimin e ujit të fshatit.

Përpjekjet për të filluar punimet e projektit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve kanë kanë sjellë tension pasi banorët nuk kanë punëtorët të vazhdojnë duke çuar në përplasje verbale fizike mes palëve ndërsa një numër i madh punonjësish të policisë ka mbërritur në zonë.

Banorët kundërshtojnë projektin dhe thonë se burimi i ujit nga lumi Izvor do të përdoret për të furnizuar resortet e bregdetit të zonës së Dhërmiut ndërsa kërkojnë që ujit të mbetet në shërbim të komunitetit.

“Nuk i kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë që mjetet e rënda të punojnë për të shtruar tubacioniet për marrjen e ujit. Do ta ndjekim çështjen nga ana ligjore dhe burrërore”

Indinjatën e tyre kundër projektit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve banorët e shprehën edhe në këshillin bashkiak të Vlorës disa ditë më parë, ku i kërkuan kryebashkiakut të Vlorës të mbante pergjegjësi.

Banorët e Tragjasit kanë nisur nënshkrimin e një peticion drejtuar Ministres së Mjedisit dhe Kryeministrit, ku kërkojnë të ndalohen punimet për marrjen e ujit nga burimi dhe po kërkojnë investime për zhvillimin e fshatit.

Të Fundit