Donald Trump ka ripërsëritur deklaratat e tij se dëshiron ta bëjë Groenlandën pjesë të SHBA-së.
Ai mbështeti, të drejtën e Groenlandës për të përcaktuar të ardhmen, por paralajmëroi se SHBA-ja “do ta marrë atë në një mënyrë ose në një tjetër”.
Nuk ka munguar edhe një reagim nga kryeministri i Groenlandës i cili i është kundërpërgjigjur, duke thënë: “Ne nuk duam të jemi amerikanë”.
Mute Egede shtoi: “Groenlanda është e jona. Ne nuk duam të jemi amerikanë, as danezë, ne jemi Groenlandezë. Amerikanët dhe liderët e tyre duhet ta kuptojnë këtë. Ne nuk jemi për shitje. E ardhmja jonë vendoset nga ne në Grenlandë.”