”Nuk do të lejohet lëvizja e asnjë automjeti pa zinxhirë”, apeli i Policisë së Shtetit për qytetarët

Nisur nga situata e krijuar për shkak të motit të keq Policia e Shtetit ka apeluar për kujdes të shtuar për gjithë përdoruesit e rrugës.

Akulli, bora dhe uji kanë pushtuar të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale në të gjithë vendin, gjë që ka sjellë dhe vështirësi në lëvizjen e qytetarëve.

Kufizoni lëvizjen e panevojshme.
Vendosni gomat e dimrit në automjete.
Vendosni zinxhirët ne gomat e automjeteve para se të niseni.
Vendosni rripin e sigurimit.
Mos kryeni parakalime të gabuara.
Kufizoni shpejtësinë në maksimum.
Këto kanë qenë thirrjet e Policisë së Shtetit për të shmangur aksidente të mundshme për shkak të kushteve atmosferike të rënduara.

“Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar, duke rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore nacionale, në qytete dhe në qendrat e njësive administrative, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë,” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Të Fundit