“Nuk dine të lexojne dokumentat” kadastra sorrollat qytetaren pa arsye!

Hajrie Kogjini ka një problem, që lidhet me kadastrën Durrës. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj ka dashur, që të prona të kalojë në emrin e saj. Ajo bërë të gjitha procedurat nëpërmjet zyrës noteriale dhe vazhdimisht kadastra i ka kërkuar të plotësojë aplikimet me dokumenta. Tani shërbimi i është bllokuar, pasi ka mbushur numrin e aplikimeve të plotësuara. Hajria thotë, se prej nje viti, nuk po merr përgjigje dhe as shërbim.Qytetarja i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme dhe kjo e fundit shprehet, se do te merren masa ndaj personave dhe gjithashtu detyron Kadastrën Durrës të kthejë përgjigje, por sërish Kadastra e Durrësit prej 5 muajsh, nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Të Fundit