Sektori i krimit ekonomik në Policinë e Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-deputetin, Mysmyl Murrizi. Ky i fundit akuzohet për fshehje të pasurisë në kohën kur ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas news 24 hetimet kanë nisur për një shumë prej 60 mijë eurosh të padeklaruar.
Kallëzimi për Murrizin është bërë nga Drejtoria e Krimit Ekonomik, ndërsa ndaj tij është ngritur akuzë për fshehje të ardhurash e pastrim parash.