Jemi në Vlorë, pasi qytetarja Lefteri Malaj denoncon një mashtrim të rëndë në rastin e blerjes së shtëpisë së saj. Ajo zbuloi, se apartamenti, që kishte blerë në vitin 2022 nga ndërtuesi Fejzi Malaj, ishte shitur dy herë. Noterja Luljeta Cenaj e kishte shitur të njejtin apartament që në vitin 2024, por nuk e kishte regjistruar këtë kontratë. Kur gazetari i “Stop” kontaktoi ndërtuesin Fejzi Malaj, ai pretendoi, se nuk kishte dijeni për shitjen e dyfishtë dhe fajësoi përfaqësuesin me prokurë, Joti Boraj. Por ky i fundit, hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se Fejzi Malaj ishte në dijeni të plotë dhe se blerësi i parë, kishte fituar një betejë ligjore në gjykatë. Problemi kryesor qëndron te noterja Luljeta Cenaj, e cila nuk e regjistroi kontratën e parë të vitit 2014, në regjistrin e posaçëm, një detyrim ligjor ky për zyrat noteriale.
Për cështjen e shitjes dy herë të apartamentit në Skelë të Vlorë, në një regjistrim me kamera të fshehtë, noterja Cenaj u përpoq të shmangte përgjegjësinë, duke thënë, se kontrata e vitit 2022, ishte në rregull, pasi ajo kishte dhënë hipotekën. Por në fakt vendimi i gjykatës e shpalli kontratën e vitit 2022, si të pavlefshme. Në një tjetër takim, këtë herë me gazetarin, noterja pranoi, se kishte bërë gabim, duke mos regjistruar kontratën e vitit 2014.Përballur me faktet, ndërtuesi Fejzi Malaj premtoi, se do t’i kthente paratë Lefterisë, por më pas nuk iu përgjigj më telefonatave. Gjykata e Vlorës i dha të drejtë blerësit të parë dhe shpalli të pavlefshme kontratën e vitit 2022, por prokuroria, pavarësisht kallëzimeve për shitje të dyfishtë, nuk ka ndërmarrë asnjë masë.