Jemi në Gjirokastër në lagjen “18 shtatori”, për një testament të lënë në vitin 2013, por që më pas është shfuqizuar në 2018-ën në të njëjtin noter, Bujar Xhaxho. Zonja e testamentit ka ndërruar jetë në vitin 2021 dhe noteri Xhaxho ka celur testamentin e 2013-ës, pavarësisht, se ekzistonte deklarata noteriale shfuqizuese. Vetë noteri Bujar Xhaxho pranon, që të dy veprimet janë bërë në zyrën e tij, por thotë, se celjen e testamentit e ka bërë, pasi i ka ardhur vendimi nga Dhoma Kombtare e Noterëve. Ai thotë, se deklarata noteriale nuk i del në sistem. Sipas verifikimit, kjo deklaratë është hedhur në sistem pas 2 ditësh, por nuk është pasqyruar në përgjigjen e Dhomës së Noterëve. “Stop” takoi nënkryetarin e Dhomës së Noterëve,Fatmir Laçej, i cili shpjegoi, se është e pafalshme nga ana e noterit bërja e këtij veprimi, për më tepër, që të dy veprimet janë bërë tek i njejti.Tani zgjidhje mbetet vetëm gjyqi, pasi përfituesi i testamentit e ka regjistruar pronën në hipotekë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]