Noteri duke bërë qef në Tiranë, ndihmësi firmos e vulos në vend të tij në Bilisht

Një denoncim i bërë në emisionin “Stop”, hedh dyshime për praktikën e noterit të qytetit të Bilishtit, Jorgo Gjamo. Sipas qytetarëve, noteri nuk ndodhet në qytet prej dy vitesh, pasi bashkëshortja e tij është transferuar si gjyqtare në Apelin Administrativ në Tiranë. Çuditërisht, aktet dhe dokumentet zyrtare, që duhej të firmoseshin nga noteri, bëheshin nga ndihmësi i tij, pa nevojën e prezencës fizike të noterit.Për të verifikuar këto pretendime, agjentët e “Stop” shkuan në Bilisht me kamera të fshehtë. Ata realizuan një prokurë të posaçme, dhe rezultati konfirmoi denoncimin. Aktet po përgatiteshin dhe firmoseshin nga ndihmesi, pa praninë e noterit.Ndihmësi i Jorgo Gjamos përdorte fletë A4 bosh, të firmosura më parë në cep nga vetë noteri, duke lejuar, që aktet të realizoheshin lehtësisht, edhe kur noteri nuk ishte prezent. Gazetari i “Stop” kontaktoi më pas vetë Jorgo Gjamon, duke inskenuar një denoncim për të marrë deklaratën e tij. Noteri pranoi, se në ditën, kur u realizua prokura e posaçme, ndodhej në Tiranë dhe do të kthehej vetëm në fundjavë. Më pas gjatë takimit, noteri u përpoq të justifikohej, duke thënë, se nuk e dinte, sesi kishte ndodhur.

Të Fundit