Problematika e mosfurnizimit të rregullt me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës mesa duket është zgjidhur.
Drejtuesi i ujësjellës kanalizime në Vlorë, Ermal Murati në një deklaratë për mediat sqaroi se kanë ndërhyrë dhe kanë rregulluar presionin në pompa.
Aktualisht sipas tij edhe lagjet fundore kanë ujë të pijshëm. Mes të tjerash ai tha se kjo mungesë e ujit nuk ka penguar që turizmi të vijoj normalisht.
Sipas tij pas vendosjes së rrjetit të ri të ujit të pijshëm problematika të tilla do të evitohen. Ai thotë se rrjeti aktual ka shumë humbje dhe është i amortizuar duke bërë që të kemi të tilla situata.
Ujësjellës kanalizime Vlorë garanton se në të ardhmen të tilla probleme do të evitohen pasi gatishmëria do të jetë maksimale.