Reperi i njohur Rigels Rajku, me emrin e artit Noizy ka reaguar shumë ashpër në lidhje me gjarjen tragjike ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani pasi u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshi.
Noizy shprehet se do flasë ashpër, fiks në gjuhën e adoleshentëve të sotëm, duke i paralajmëruar se përfundimi për këta do jetë shumë i keq.
Reagimi i plotë:
“Do flas ne gjuhen qe te me kuptoni ju adoleshentet e “fort”. Ne kohen kur isha une adoleshent e shume moshatare si puna ime, I masnim koqet me mundje, ose ndeshje boksi tek e tek, pa arme pa thika kaçavida, pistoleta etj.
E ne fund kush fiton fiton jepnim doren njeri tjetrit dhe aty u ndante shapi nga sheqeri. Ju adoleshentit e sotit nuk jeni ma P9 se une e moshataret e mi, ket ua siguroj une me 1 milion firma, ju qe perdorni arm qe ne kete moshe jeni legena jeni frikacak dhe adoleshenta te deshtuar, perfundimi do te jet shume i keq per ju kete ta keni te sigurt, po tregohem i ashper por eshte e verteta, une po e vuaj vete me psikopata te tiktokut kete gje dhe e di mire se cfare po flas, uroj qe qeveria te marre masat per mbylljen e TikTokut ne Shqiperi.
Dhe shpreh keq ardhje per familjen e djalit qe u nda nga jeta me hile e nje moshatarit e vet. Turp. O Cuna futuni ne boks qe te fitoni siguri ne vetevete mos te keni nevoj te mbani thika e arm nga frika. Adoleshent/Cuna/Burra me arm jane dhjaksa” shkruante Noizy ne postimin e tij.