Njeriu që zbuloi Ronaldon jeton sot në varfëri ekstreme: Asnjë ndihmë nuk më jep

Fernando dos Santos Carvalho, njeriu që i dha mundësinë e parë në futboll Ronaldos legjendar “R9” jeton sot në kushte të vështira, pa shtëpi dhe i sëmurë.

Në vitin 1984, ai drejtonte një shkollë futbolli në Rio de Janeiro, ku dalloi talentin e një djali të panjohur, që më vonë do të bëhej ikonë e botës së futbollit.

“E shoqëroja në çdo stërvitje. I premtova nënës së tij që do kujdesesha për të”, rrëfen Carvalho për Ronaldon, i cili u aktivizua fillimisht në disa miqësore përpara se të shpërthente në skenën ndërkombëtare.

Pavarësisht lidhjes së hershme, Carvalho thotë se Ronaldo nuk ka treguar asnjë shenjë mirënjohjeje:

“Kam kërkuar ndihmë disa herë, por gjithmonë më ka refuzuar”.

Ai tregon se ka udhëtuar edhe drejt São Paulos për ta takuar, por është përballur me heshtje.

Ndërsa Ronaldo shijon suksesin dhe famën, njeriu që e zbuloi thotë se jeton i harruar dhe në mjerim, duke pritur ende një përgjigje.

Të Fundit