Një person i vendos zjarrin dritares së ankesave të Komisariatit të Elbasanit

Një incident ka ndodhur në komisariatin e Elbasanit pasditen e sotme.

Jashtë murit rrethues i është vënë flaka dritares së ankesave të qytetarëve, ndërsa kjo ka rrezikuar edhe jetën e dy punonjësve.

Zjarri është vendosur nga një i ri, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Ai është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.

Të Fundit