Një Muaj Pas Sulmit Me 14 Të Vdekur Në Pragë, Universiteti I Karlit Rihap Dyert

Saktësisht një muaj pas të shtënave vdekjeprurëse në Universitetin e Karlit në Pragë, ky institucion është rihapur pjesërisht të dielën për studentët, profesorët dhe personat tjerë të interesuar.

Gazetarëve dhe fotografëve u është kërkuar që të mos marrin pjesë në hapje.

Dega e Arteve në këtë universitet çek është tronditur më 21 dhjetor 2021, kur një student ka nisur të shtëna masive me armë zjarri, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.

 

Ai, më pas, e ka vrarë veten.

Aktualisht janë duke u zhvilluar shumë hetime për sulmuesin dhe përgjigjen e policisë çeke ndaj sulmit.

Qëllimi i rihapjes së Fakultetit të Arteve të dielën që është t’iu ndihmojë studentëve dhe stafit që t’i kthehen jetës akademike, me ligjërata të shkurtra, shkëmbime librash dhe performanca muzikore.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se do të ofrohen edhe konsulta psikologjike për ata që kanë nevojë.

Të Fundit