Ish lideri i organizatës Agimit të Artë në Greqi, është arrestuar pasi do të vuajë 13 vite burg për drejtim të një organizate kriminale.
Nikos Michaloliakos u arrestua në banesën e tij paraditen e të hënës, (3 qershor) pas vendimit të gjyktaës së Apelit të Lamias Këshilli i Apelit, duke miratuar propozimin e prokurorit, e cilëson atë si të papenduar dhe të dyshuar për kryerjen e krimeve të reja.
Ndër të tjera citohet dhe shkrimi i tij në median elektronike ku vazhdon të vlerësojë praktikat e paligjshme të stilit nazist të Agimit të Artë, pavarësisht gjykimit dhe dënimit të tij për ato
Në 2020 Gjykata e Apelit në Athinë shpalli ‘Agimin e Artë” si organizatë terroriste.
Me 1 maj te ketij viti,, gati katër vjet pas dënimit të tij me akuzën e drejtimit të një organizate kriminale me 13 vjet e 6 muaj burg, lideri i Agimit të Artë, Nikos Michaloliakos, u lirua me me kusht nga burgu, sipas një vendimi të Bordit Penal të gjykatës së Lamias.
Ky zhvillim vjen pasi Nikos Michaloliakos ka plotësuar 3/5 e dënimit të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Apelit Penal.
Sipas urdhër lirimit Michaloliakos ndalohet të largohet nga prefektura e Attikës, të paraqitet një herë në muaj në drejtorinë e policisës së lagjes ku ai banon dhe të mos shoqërohet me të bashkëakuzuarit për çështjen penale konkrete për të cilën u burgos.