Një makinë përfshihet nga flakët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Mësohet se makina është tip “Fiat” me targa italiane, ndërsa në mjet po udhëtonin një çift. Në makinë ndodhej një shtetase shqiptare që jeton në Itali, e cila kishte ardhur me pushime në vendlindje.

Sipas informacioneve paraprake , shkak për zjarrin dyshohet një shkëndijë elektrike. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, ndërsa është bërë e mundur fikja e zjarri.

 

Të Fundit