Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arabinë Saudite. Një burrë u hodh nga kati i sipërm i Xhamisë së Madhe, e njohur edhe si Masjid Al Haram, në Mekë të Arabisë Saudite, sipas Ministrisë së Brendshme të vendit.
Forca Speciale për Sigurinë e Xhamisë së Madhe tha se i është përgjigjur incidentit dhe se një oficer sigurie u plagos, ndërsa përpiqej të ndalonte rënien. Autoritetet kanë thënë se si burri ashtu edhe oficeri i sigurisë janë transferuar për të marrë kujdes mjekësor. Gjithashtu kanë përfunduar procedurat e nevojshme ligjore.
Mediat e huaja shkruajnë se forcat e sigurisë së Haramit kanë lëshuar një deklaratë ku thuhet: “Pati një incident ku një person u përpoq të merrte jetën e tij nga katet e sipërme të Xhamisë së Madhe”.
“Një oficer sigurie u plagos ndërsa përpiqej ta parandalonte atë nga përplasja në tokë në momentin e rënies së tij. Të dy individët u transferuan menjëherë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe procedurat e kërkuara zyrtare u përfunduan”, shtoi ajo.
Kryeimami i Xhamisë së Madhe, Sheikh Dr. Abdur Rahman As Sudais, komentoi mbi incidentin dhe u bëri thirrje pelegrinëve të përmbahen rregulloreve dhe udhëzimeve, të nderojnë shenjtërinë e vendit, të respektojnë sjelljet e duhura islame atje dhe t’i përkushtohen adhurimit dhe bindjes.
Ai shtoi se ndër objektivat e ligjit islam është ruajtja e jetës dhe mos ekspozimi i saj ndaj shkatërrimit, siç thotë Allahu i Plotfuqishëm: “Dhe mos e hidhni veten në shkatërrim me duart tuaja.



