Një burrë francez gjen ar me vlerë 700,000 euro të groposur në kopshtin e tij

Një banor i komunës Neuville-sur-Saine pranë Lyonit në Francë, ka zbuluar një thesar me shufra ari dhe monedha me vlerë afërsisht 700,000 euro në pronën e tij, shkruan media francese France24.

Sipas raportimeve, zbulimi përbëhet nga pesë lingota ari dhe monedha të shumta ari që ishin mbështjellë në një qese plastike. Për shkak të numrave serialë në lingota, forcat e rendit përcaktuan se ari ishte prodhuar jo më shumë se 20 vjet më parë në një fabrikë në Lyon.

Autoritetet kanë zbuluar se pronari i mëparshëm i pronës, ku ishte fshehur thesari, ka ndërruar jetë, që do të thotë se identiteti i personit që fshehu sendet me vlerë mbetet i panjohur.

Të Fundit