Një avion i vogël është rrëzuar në Turqi duke lënë dy persona të vdekur.
Avioni përdorej për të mësuar pilotë të rinj dhe momentin e aksidentit ndodhej në bord piloti dhe një student.
Avioni me një motor u përplas në rrugët e qytetit Bursa duke shkaktuar panik tek banorët.
Një zyrtar lokal tha për televizionin turk NTV se nga aksidenti janë dëmtuar 2 shtëpi dhe 5 makina.
Një video e publikuar nga mediat turke tregon momentet pas aksidentit ku vendi përfshihet nga flakët.
Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidentit ka ardhur për shkak të një defekti teknik.