Nisin testet e shpejta/ Manastirliu: Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe ne qytete të tjera, rezervoni pranë mjekut të familjes!

TIRANË

Një test i thjeshtë në dukje, i ngjashëm me ato të shtatzënisë për të zbuluar nëse je me COVID-19 apo jo. Ky është testi i shpejtë i antigjenit që do të nisë të kryhet nga sot në kryeqytet dhe më pas sipas planit të përcaktuar më herët edhe në rreth.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.

“ Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në #kohë dhe të #sigurt

100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit.

 

Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan Manastirliu.

 

Të Fundit