Nisin evakuimet në Vardardhë, Ministrja Koçiu thirrje qytetarëve: Prisni në banesa

Ka vijuar zbatimi i planit të evakuimit në Vardardhë të Durrësit. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ishte e pranishme atje ku bëri me dije se do të jenë rreth 500 qytetarë që do të ndihmohen nga emergjencat civile.

“Thirrje për qytetarët, të presin në banesat e tyre, të mos bëjnë lëvizje të pakontrolluara të mos dalin dhe ta lenë banesën vetë. Më çdo derë do trokasi stafi i emergjencave civile dhe ushtrisë që do t’i udhëzojnë dhe transportojnë drejt zonave të sigurta. Ju lutem është shumë e rëndësishme në këto momente të ruajmë qetësinë”, tha Koçiu.

Ministrja tha se situata paraqitet e vështirë dhe se në zonë janë të dislokuara aktualisht mbi 6 mjete të forcave të armatosura, 200 punonjës në terren dhe po punohet të mos ketë asnjë incident.

Të Fundit