“Nisi një koment në Tik Tok”, del dëshmia e 14-vjeçarit që plagosi bashkëmoshatarin
Në prani të psikologes, 14-vjeçari M.K., i vënë në pranga pas ngjarjes së një dite më parë në lagjen nr. 14 të Durrësit, ka dhënë deklarimin para grupit hetimor.
Ai dyshohet se gjatë një sherri mes dy grupeve adoleshentësh e ka goditur disa herë me thikë 15-vjeçarin.
“Pak ditë me parë ngecëm për një koment në Tik Tok. Aty nisi. U grindem me komente. Më pas lamë të takoheshim. Nga ana jone për t’u sqaruar. Po e dinim qe ata do vinin me disa shoke. Edhe ne u bëmë një grup. E lamë te takoheshim diku pranë shtëpisë së tij. Shkuam aty, u takuam. Ata kishin marre masa për ndonjë konflikt të mundshëm, gjithashtu edhe neve. Nisem të debatonin, kush je ti kush jam unë! U përfshimë në një sherr masiv. Ata na qëlluan me mjete te forta. Unë nxora thikën. Më shumë për ta trembur. Për vetëmbrojtje qëllova, se ishte më i madh dhe po më godiste. E godita disa herë, jo për ta vrarë apo plagosur por për ta trembur. Me vjen shume keq që përfundoi në këtë mënyrë. Nuk desha që të shkonte kështu. Edhe ata na qëlluan me mjete te forta. Jam penduar shume. Nuk doja te shkonte kështu”, ka dëshmuar 14-vjeçari.
Të dy adoleshentët, si autori i dyshuar ashtu edhe i plagosuri, janë banorë të së njëjtës lagje dhe ndjekin të njëjtën shkollë në zonën e ish-Kënetës, “Dom Nikollë Kaçorri”.



