Nga kjo e premte, kalimi në tunelin e Llogarasë bëhet me pagesë. Në fletoren zyrtare janë botuar tarifat që do të aplikohen për kategori të ndryshme mjetesh.
Makina të pasagjerëve dhe mjetet për shpërndarje të lehta do të paguajnë 250 lekë në vajtje dhe 250 lekë në kthim.
Për makinat e pasagjerëve me rimorkio taksa do të jetë 500 lekë.
Ndërsa tarifa për autobusë e kamionë është 1.000 lekë për një rrugë kalimi, kurse mjetet e rënda do të paguajnë 5.000 lekë.
Nga tarifimi përjashtohen mjetet e policisë rrugore, ambulancat, zjarrfikësit, si edhe ata që persona që gëzojnë statusin e invalidit dhe përdorin makinë vetëm për nevojat personale.
Gjatë muajve të verës, për të dytin vit me radhë, qarkullimi në tunelin e Llogarasë për drejtuesit e mjeteve ishte pa pagesë.