Nis shembja e objekteve të paligjshme në Kepin e Rodonit, Rama njofton masa të reja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke njoftuar nisjen e operacionit për shembjen e objekteve të paligjshme në zonën e Kepit të Rodonit, në Bashkinë e Durrësit.

Ai theksoi se ky proces nuk është thjesht një aksion i përkohshëm, por një hap konkret në luftën kundër ndërtimit të paligjshëm, i cili do të vijojë deri në eliminimin e këtij fenomeni. Rama gjithashtu njoftoi se operacioni do të shoqërohet me masa të reja ligjore për forcimin e goditjes ndaj individëve përgjegjës, duke përfshirë edhe inspektorët dhe autoritetet e tjera të cilët kanë lejuar shkelje të ligjit.

“Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë

Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme”, shkruan Edi Rama.

Të Fundit