Dy denoncime janë kallëzuar në qarkun e Fierit.
Mësohet se në Patos, djali po kërkon babain, pasi ka humbur kontaktet me të.
Ndërsa, në Roskovec, burri po kërkon gruan, sepse është larguar në Francë para një viti ndërsa tashmë ka humbur kontaktet.
Bëhet me dije se blutë kanë nisur punën për gjetjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Në Stacionin e Policisë Patos është paraqitur shtetasi i cili kallëzoi se prej tri javësh ka humbur kontaktet me babanë e tij, i cili është larguar nga banesa.
Në Stacionin e Policisë Roskovec është paraqitur shtetasi i cili kallëzoi se ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, e cila para një viti është larguar në Francë.